KreuStil Jetese

Melania Trump, bezhë kokë e këmbë: “rrezikon“ me një tjetër kombinim monokrom, por duket super!

Donald Trump më në fund u shfaq sërish në krah të bashkëshortes, Melania dhe djalit të tyre Barron, ndërkohë që thuhet se me të shoqen nuk shihej prej dy muajsh. Por përtej këtij fakti, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte sërish Zonja e Parë dhe shijet e vecanta të saj: Melania ishte veshur në bezhë; pallatoja dhe cizmet ishin në një njëjtën gamë ngjyrë, e cila thyhej vetëm nga një detaj që I shpëtonte syrit në pamje të parë, një shirit i hollë i kuq në kurriz e mëngë nga pjesa e prapme e krahut, dhe canta që ishte po e kuqe.

Melanias i pëlqen të rrezikojë herë pas here me kombinimet monokrom, sic ishte ky i përpara disa kohëve kur u shfaq e veshur e gjitha ne blu, por që sërish, dukej shumë bukur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF