Prej kohësh po përflitet për ndarjen e bujshme mes Lori Hoxhës dhe partnerit të saj Vis Bajraktari. Ndonëse çifti nuk ka konfirmuar asgjë, fakt është se ata kanë fshirë njëri-tjetrin nga lista e miqve dhe nuk ndiqen më në rrjetin sociale Instagram.
Përpos disa postimeve të dyshimta me dedikime, së fundmi është pikasur një tjetër detaj në njërën prej fotove që Visi ka publikuar disa kohë më parë në Instagramin e tij. Në ditëlindjen e Lori Hoxhës, Visi publikoi një foto të tyren në avion e si urim i shkruante se “zemra i dilte vendit sa herë ajo ishte me të”, duke fituar edhe shumë pëlqime edhe për faktin se të tilla deklarata kanë qenë shumë të rralla nga ana e të dy protagonistëve.
Por nëse Visi ende nuk e ka fshirë foton në fjalë nga Instagrami i tij, ka fshirë pikërisht përshkrimin dhe dedikimin që ka shkruar nën të ditën e ditëlindjes së Lorit.
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë njohur me njëri-tjetrin në moshën e adoleshencës dhe pavarësisht se e kanë mbajtur sekret lidhjen e tyre, janë bërë shpesh pjesë e mediave rozë. Prej disa muajsh Lori është larguar drejt Londrës për të vijuar studimet e larta, ndërsa Visi qëndron në Tiranë e madje mendohet se shkak për ndarjen mes tyre mund të jetë tradhëtia.