Kur flasim për artistë të vërtetë e për muzikën rock të viteve ’90-të e më pas, kushdo e di mirë se artistë si Elton Deda apo djemtë e grupit “Ritfolk” kanë shkruar historinë e këtij zhanri muzikor në Shqipëri.
E mesa duket, tre djemtë janë bërë sërish bashkë e diçka po kurdisin me mendjen e tyre për publikun shqiptar.
Vetëm pak minuta më parë, artisti Elton Deda ka paralajmëruar se një projekt i ri po merr frymë e do të vijë shumë shpejt, teksa në foto shfaqet në mesin e dy artistëve të grupit “Ritfolk”: Altin Goci dhe Saimir Braho.
“Me Ritfolk për muzikën e gjeneratës”, shkruan Deda, duke dashur të na zgjojë kuriozitetin e të mos zbuloi asgjë për momentin lidhur me projektin që mund ta përshkruajmë (njejtë si ai) vetëm më një fjalë: SUKSES!