Mund t’ju duket e çuditshme por është e vërtetë! Dy ish-et e këngëtarit të njohur shqiptar Stine janë bërë bashkë dhe diçka po kurdisin.
Është fjala për prezantuesen Roza Lati dhe këngëtaren Graciela Pashaj që janë përkatësisht Roza ish-e dashura e Stines dhe Graciela, ish-baskëshortja me të cilën u nda vetëm pak javë më parë dhe njëkohësisht nëna e vajzës 2-vjeçare Estia.
Ka qenë prezantuesja e emisionit “Why Not”, Roza Lati ajo që ka publikuar një foto në Instagramin e saj në shoqërinë e ish-gruas së ish-partnerit të saj, madje duke e ngacmuar publikisht Stinen për këtë takim të tyren.
“@stine_records shiko me ke jam!!! ? Kete te Diele.. me @grazia__official Super puntate… WHY NOT SHOW!”, shkruan prezantuesja nën foton e dy vajzave që ç shihet kanë konsumuar edhe një darkë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Siç është kuptuar edhe nga përshkrimi që Roza Lati ka bërë, ajo e ka ftuar këngëtaren Greciela Pashaj, si këngëtare dhe me gjasa për të folur edhe për jetën personale dhe divorcin nga këngëtari i njohur, pavarësisht se fati e do që të dyja vajzat e njohura të kenë ndarë jetën me të njëjtin mashkull!
Në fakt duhet thënë se vet artisti I habiti të gjithë kur pak vite më parë, pranoi të merrte pjeë në spektaklin e kërcimit “Dance with me” e të kishte si partnere në skenën e kërcimit pikërisht ish-të dashurën e tij Rozën, pavarësisht se ishte I martuar me Graciela Pashaj-n.
Stine dhe Roza Lati kanë qenë të lidhur për disa vite bashkë rreth viteve 2006-2009 dhe siç raportojnë edhe mediat askohe kanë pasur edhe tentativa të tjerë rikthimi. Çifti është ‘bashkuar’ edhe në emisione të tjera që Roza ka prezantuar duke shkaktuar jo pak habi në publik, pavarësisht se dyshja duket se e ka lënë pas të shkuarën.