KreuStil Jetese

Rita Ora dhe Bebe Rexha, shqiptaret ‘sensacionale’ në Tapetin e Kuq

Rita Ora është e njohur për stilin e saj dhe sigurisht që nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje edhe të enjten mbrëma teksa u shfaq në Tapetin e Kuq të eventit “Artisti i ri më i mirë në Spotify 2019”, mbajtur në Hammer Museum në Los Angeles.

28- vjeçarja dukej sensacionale e veshur me një fustan rozë e portokalli me pendë e dizenjo trëndafili, ndërsa pak më vonë iu bashku edhe mikesha e saj, shqiptarja Bebe Rexha, e cila kishte zgjedhur për veten një fustan ngjyrë lejla, me dekolte të guximshme në formë “V-je”.

Për t’ju përshtatur veshjes së saj, Rita kihte zgjedhur një palë sandale elegante ngjyrë korale me një rrip në pjesën e kyçit, që ndihmonte theksimin e këmbës së saj elegante. Bebe nga ana tjetër kishte zgjedhur një kombinim më të fortë në këmbët e saj, duke veshur çizme të zeza lëkure deri te pulpa.

Një kombinim kaq i bukur mes dy vajzat me origjinë shqiptare, mes të cilave shpresojnë edhe që së hpejti të ketë një bashkëpunim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF