KreuStil Jetese

Mos ndoshta kjo deklaratë e Young Zerkës sapo konfirmoi ndarjen nga Ronela?!

Ditët e fundit po përflitet se dysha e artistëve Ronela Hajati dhe Young Zerka i kanë dhënë fund lidjes disavjeçare të dashurisë, e ndonëse asnjëri prej tyre nuk pranoi asnjëherë romancën, burimet pranë tyre e kishin konfirmuar me kohë.

Po miq të dyshes deklarojnë se ata tashmë janë ndarë e si për të përforcuar këto zëra Ronela dhe Zerka nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram gjë që të lë të mendosh se ndarja mund të mos ketë qenë dhe aq miqësore.

I pari që ka folur për këtë çështje ka qenë këngëtari, i cili i pyetur nga gazetarët e emisionit “Prive” për ndarjen nga Ronela është përgjigjur: “Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”, tha ai duke dashur të mos vijojë më tej si për të na lënë të nënkuptojmë se kjo temë e vë në siklet artistin sepse tashmë i përket të shkuarës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF