Vivian Canaj, modele e suksesshme përtej Shqipërisë dhe një nga sipërmarreset e reja vendase dhe Clara per Clara, make up artiste e njohur në Itali, që e zhvillon karrierën në Mediaset, Rai, Vogue Italia dhe sfilatat e Giorgio Armanit do të prezantojnë të hënën në Hotel Plaza në Tiranë, përmes një eventi glamour kompaninë e tyre ODE Event & Managment, si dhe sallonin Clara Per Clara Beauty!
Enkas për këtë ngjarje ato kanë sjellë stilistin e njohur Simone Marulli, i cili për herë të parë në Tiranë do të shfaqë një koleksion ekskluziv përmes një sfilate!
I njohur për fustanet e mbrëmjeve dhe të nusërisë, i shpallur në vitin 2018 stilisti i vitit në Barcelonë, i preferuar i mjaft VIP-ve në Itali, mes te cilave spikat Ilary Bassi pas këtij prezantimi fustanet e tij do të kemi fatin t’i gjejmë në Tiranë në sallonin Clara per Clara Beauty, i cili tashmë ëshë gati të hapë dyert dhe gjendet në zemër të Ish-Bllokut!
Gjithashtu në këtë sallon do të gjeni bizhuteri dhe aksesorë handmade të realizuara nga artistja designer kolumbiane Victoria quintana!
Ashtu sikurse mbrëmja e së hënës ku stili, moda, apo dhe arti i bukur i pikturës i një nga më të njohurve në vendin fqinj, Fabrizio Tedeschit do të flasin me elegancën italiane, edhe ODE event do të ketë në filozofinë e vet bashkëpunimin me stafe italiane, me pervojë të padiskutueshme në këtë fushë!
Me një eksperiencë të tillë cilësohet kompania e famshme e bomboniereve Sogno D’Amore, një nga të përzgjedhurat e sfilatave të Gucci-t, e cila do të jetë tashmë pjesë e paketave të ODE event. Skenografët e dasmës së djalit te Silvio Berluskonit do të jenë bashkëpunëtorë të ODE gjithashtu!
Mbrëmja e së hënës çel kështu siparin e shume ngjarjeve te reja që premton kjo kompani! Me këtë rast ka mbërritur edhe Luca Mannucci Make Up Artist i Armani dhe yjeve botërore si Sharon Stone e Tina Turner!
Eventi artistik i 18 Marsi vjen si bashkëpunim i ODE event dhe kompanisë BLG, partnere e kësaj sipermarrjeje dhe të tjera eventeve që na presin në vijim!