Trashëgimtarja e Top Media po përjeton për herë të dytë pritjen e embël dhe shumë shpejt ajo dhe bashkëshorti Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të dytë.
Mami Sara, mbrëmjen e kaluar ka lënë çunat ( Londonin dhe Ledionin) në shtëpi, dhe ka shijuar pak orë nën shoqërinë e mikeshave të saj në një event në Tiranë.
E veshur me një fustan të zi, me supet e hapura, mami në pritje dukej tejet rrëzëllitëse, teksa nuk i ka thënë Jo fotografit të Bordo, për të shkrepur një foto.
Nuri i shtatzënisë ja ka shtuar edhe më hijeshinë trashëgimtares së Top Media, ndërsa pritet të sjellë në jetë bebushin vjeshën e ardhshme!