Përpara pak kohësh, publiku mësoi se Sara Hoxha dhe Ledion Lico do të bëhen prindër sërish, një gëzim I madh ky për ciftin e ri, që ka ndërkohë një djalë dy vjecar, London Noor.
Ledioni sot kishte ditëlindjen, dhe e shoqja ruajti duket pikërisht këtë rast për një kremtim të vecantë online. Ajo postoi foto nga dasma shoqëruar me një dedikim mjaft të ndjerë, dhe aty, tregoi edhe gjininë e bebit të tyre të dytë. Cifti pret sërish një …djalë!!!
“Si sot, vite më parë, në ditëlindjen e tij, njoha shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha kërkuar burrë dhe baba më të mirë për dy djemtë tanë. Të dua! P.S.: Edhe pse nuk je në rrjetet sociale, e di që kërkon postimet për mua 24 orët e fundit çdo ditë.”, ka shkruar trashëgimtarja e Top Channel.