Ditën e djeshme (10 gusht) mediat e huaja bënë të ditur lajmin e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët vendosë t’i jepnin fund lidhjes së tyre 9 vjeçare dhe martesës prej 8 muajsh, për t’u fokusuar tek karriera personale e gjithsecilit.
Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, aktorja dhe këngëtarja Miley është fotografuar duke u puthur në një yaht me një vajzë.
Teksa fansat nuk e kanë pritur aspak mirë ndarjen e Miley dhe Liam, duket se për miqtë e afërt të dyshes ky lajm nuk ka qenë aspak i papritur.
Cyrus ka thyer heshtjen pak ore më parë nëpërmjet një postimi në instagram, ku shkruan:
“Mos e lufto evolucionin, sepse nuk do fitosh kurrë. Si mali mbi të cilin po qëndroj, i cili dikur ishte nën ujë, i lidhur me Afrikën, ndryshimi është i paevitueshëm. Babai im më ka thënë gjithmonë: ‘Natyra nuk nxiton kurrë, por është gjithmonë në kohë’. Më mbushet zemra me paqe dhe shpresë duke e ditur se kjo është e vërtetë. Më kanë mësuar ta respektoj planetin dhe ky është një proces të cilit i jam përkushtuar njësoj si me veten”