KreuBusull

Theu rekord me këngën ‘Zemër’; 5 të vdekur në koncertin e reperit të njohur!

 

Ajo që ishte menduar si një mbrëmje argëtuese është kthyer në tragjedi në koncertin e reperit të njohur Algjerian, Abderraouf Derradji. Mijëra të rinj ishin mbledhur në kryeqytetin Algjerian për të ndjekur reperin Soolking, e duket se numri tejet i madh ka bërë që turma të përfshihet nga paniku, duke shkaktuar pesë viktima dhe 21 të plagosur.

Dëshmitarët thanë për TSA News në Algjeri se turma e panikosur u shkaktua nga një problem i administratës në hyrje të stadiumit, gjë që ka bërë që situate të mos mund të menaxhohej.

Reperi është një emër shumë i njohur në Shqipëri, pasi kënga “Zemër” të cilin këngëtari e pati në bashkëpunim me artisten nga Kosova Dhuara Dora ka arritur të fitojë një numër rekord klikimesh.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF