Blendi Fevziu shumë vite më parë tentoi të provonte profesionin e pedagogut në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gazetarisë. Por siç rrëfeu drejtuesi i “Opinion” në emisionin e së mërkurës, kur flitej për skandalin seksual të denoncuar në emisionin “Stop” të ndodhur në universitetin e Elbasanit, e la që ditën e parë.
“Se nuk dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën te gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër”, u shpreh Feziu.
Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç e priste gazetari.
“Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e ca studentë që kishte grupi, gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë”. “Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë?! E lashë po të them që atë ditë. Kur studenti nuk do të vijë, mbi 40 për të ardhur në klasë dhe ishin vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje. Si do motivohet ai [pedagogu] në këtë rast? Një ditë përpara humba minimalisht 2 orë dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion me 6 veta,” përfundoi ai.

Parashikimi i Horoskopit, datë 19 shtator 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 18 shtator 2019








Parashikimi i Horoskopit, datë 17 shtator 2019
