KreuBusull

INOVEST/ E para kompani që menaxhon projektet e ndërtimit në Shqipëri

Ndërtimi ka qënë dhe mbetet një ndër sektorët më të rëndësishëm për ndikimin që ka në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Ndër vite dhe aktualisht hasemi me projekte me potencial të lartë zhvillimi në turizëm ose banim. Tregu në vazhdimësi ka kërkesë dhe ofertë për shitje dhe blerje. Në vitet e fundit vihet re një shtim i projekteve të reja si në Tiranë ashtu edhe në zona bregdetare, por gjithashtu është e dukshme edhe rrija e kërkesave të blerësve dhe rritja e konkurencës mes projekteve. Suksesi i një projekti matet me shitjet e tij dhe pikërisht për të pasur sukses në shitje, duhet një koordinim i të gjithë procesve dhe një staf profesionist.

Në përgjigje të kërkesave të tregut por edhe të kompanive të ndërtimit vjen “Inovest Management and Sales Services”, një kompani që nënkontrakton procese dhe menaxhon punën e përditshme fokusuar në shitje dhe marketing. Ky biznes është i pari në llojin e tij në vendin tonë, duke u dalluar nga kompani të tjera menaxhimi dhe ‘real estate’.

Në drejtimin e tij është Klodiana Ajazi, e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë pune në sektorin e ndërtimit në kompanitë/ koorporatat më të mëdha në Shqipëri, në pozicione drejtuese në projektet më të rëndësishme të zhvilluara deri më tani. Klodiana ndan me lexuesit e revistës Bordo disa informacione rreth Inovest dhe idesë së saj për të sjellë diçka ndryshe në këtë treg.

Si lindi ideja e krijimit të një modeli të tillë biznesi?

Eksperienca e gjatë në këtë fushë më bën të njoh çdo element të një projekti në sektorin e ndërtimit sidomos në raport me shitjen, i cili është qëllimi primar i një projekti. Gjithashtu të qenit pjesë e kësaj industrie duke menaxhuar projekte te ndryshme, më ka ndihmuar të di nevojat e investitorëve. INOVEST vjen si një përgjigje ndaj një tregu të rrëmujshëm dhe pa strukturat e nevojshme për menaxhim të suksesshëm të projekteve në ndërtim.

Përse ke zgjedhur emrin INOVEST për biznesin tënd?

Fjala INOVEST është bashkimi i dy fjalëve; Inovacion dhe Investim.
Inovacion, pasi është  e para kompani në llojin e saj në Shqipëri, e cila është operuese në industrinë e ndërtimit. Investim, pasi puna jonë lidhet direkt me investimin në forma të ndryshme; thelbi i një projekti është kthimi i investimit dhe ne kujdesemi ta ofrojmë në kohën dhe sasinë e duhur për investitorin, investim monetar dhe emocional i klientit blerës, investim profesional në burime njerëzore, etj.

Cila është vlera e shtuar që Inovest i jep një projekti gjatë menaxhimit të tij?

Koordinimi profesional i një sërë procesesh duke shkurtuar kohë dhe kosto, shitje e garantuar në kohë të shkurtër, vetëfinancim i projektit, staf profesional i trajnuar përpos mungesës në treg, klient të kënaqur, kontroll i hallkave të ndryshme brenda kompanisë si pasojë e procedurave të qarta të punës që diktohen në raport me të gjitha departamentet.

Çfarë projektesh përmban portofoli juaj aktualisht?

Aktualisht kemi në menaxhim projekte rezidenciale në qytetin e Tiranës si dhe projekte turistike në formën e Resorteve në qytetet bregdetare. Pjesë e protofolit tonë janë 5 projekte të rëndësishme, ku 2 prej tyre janë resorte turistike dhe 3 janë rezidenca banimi.

Në sektorin tuaj ju tashmë keni krijuar një reputacion për aftësitë tuaja në shitje. Çfarë e bën një person të sukseshëm në shitje?

Unë mendoj që shitja përpos të gjithave është talent si dhe kërkon vullnet për t’u zhvilluar e përmirësuar vazhdimisht. Në çdo rast integriteti, besimi, komunikimi janë element kyç për sukses.

Sa e vështirë ishte që ndërtuesit Shqiptar të pranonin të linin menaxhimin e projekteve të  tyre në një kompanie tjetër me struktura të jashtme?

Kemi pasur reagime të ndryshme. Kemi arritur të mbyllim marrëveshje menaxhimi brenda një dite pasi kemi paraqitur planet tonë propozuese ashtu siç jemi përballur me skepticizëm.

Në fillmet tona, besimin në këtë formë menaxhimi duhet të themi që nuk ishte i mjaftueshëm, por sot, janë vetë ndërtuesit ata që na kontaktojnë për të marrë nga ne një plan propozim dhe për të na besuar projektet e tyre ku patjetër ka objektiva të përcaktuar për arritjen e rezultateve.

Si arrini të siguroni sukses në shitje për projekte të ndryshme në të njëjtën kohë?

Ne kemi një staf profesionist si menaxher të shitjes, të cilët punojnë në mënyrë të pavaruar për çdo projekt. Gjithashtu çfarë është më e rëndësishmja ne kemi procedurat dhe strategjinë e duhur për të zhvilluar shitjet e një kompanie ndërtimi. Marketingu dhe eksperienca janë armët tona të forta por patjetër na ndihmon edhe rrjeti i gjerë i ‘networking’ në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ju keni një rrjet partner edhe jashtë Shqipërisë?

Po, INOVEST ka krijuar një rrjet partnerësh në shitje në shtetet si: Kosova, Suedi, Finalandë, Norvegji, UK, Gjermani dhe Hollandë. Partneriteti është me zyra të dedikuara shitjes dhe ‘real estate’, dhe këto bashkëpunime janë një element i rëndësishëm që na ndihmojnë në gjenerimin e klientëve sidomos për projektet turistike.

Website: INOVEST

Instagram: inovest_management_sales

Tags:

Home Business

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF