KreuStil Jetese

Në çantën e Taynës: 2 janë gjërat që nuk mungojnë KURRË!

Tayna është në kulmin e karrierës së saj, ndonëse ka vetëm 1 vi në treg. Ylli i “Sicko” rrallë herë jëp intervista apo flet për jetën private por kësaj herë ka preferuar të ndajë me ndjekësit e saj momente nga fillimet e karrierës.

Artistja ka treguar se dy janë gjërat që ajo mban gjithmonë me vete. I pari që nuk mungon asnjëherë është blloku i mirënjohjeve…

“Ky është blloku im i mirënjohjeve ku unë shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite qëkur e kam nisur dhe më ndihmoi ta shihja jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra që mundesh të jesh falenderues/e në jetë qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i/e lumtur edhe tërheq më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë”, ka shkruar reperja.

I dyti është ditari i saj personal:

“Dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes”, ka thënë Tayna.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF