Më shumë se dy muaj izolim në shtëpi nuk është diçka që i shërben më së miri fizikut tonë, duke qenë se miku më i ngushtë i këtyre ditëve ka qenë frigoriferi, apo edhe këndi i ëmbëlsirave që sigurisht përkthehet me disa kilogramë më shumë.
Lajmi i mirë është që sikur ta dinin, stilistët kishin sugjeruar muaj më parë që rroba banjot e këtij sezoni të jenë me bel të lartë dhe të bollshme, duke krijuar kështu mundësinë e fshehjes në mënyrë perfekte të defekteve të trupit.
Nëse ende nuk jeni njohur me trendet e veshjeve të plazhit, apo pishinës këtë sezon në fotot më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini.
Të gjithë e meritojmë plazhin, me apo pa disa kilogramë më pak apo më shumë.