Këngëtarja nga Kosova Fjolla Morina është bërë pjesë e një incidenti teksa gjatê kontrollit rutinê në pikën kufitare të Morinës, ka rezultuar se artistja kishte me vete armë zjarri si municione luftarake.
Sipas njoftimit të Policisë Kufitare të Morinës, në çantën e 34 vjeçares janë gjetur 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.
Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, shtetësja Fjolla Morina është vënë në pranga, si dhe dy bashkëudhëtarë tê tjerë që ndodheshin në makinë me të.



















