KreuBusull

Kungulli & Halloween/ Të gjitha të fshehtat e perimes ngjyrë portokalli, misteret dhe bekimet!

Të gjitha të fshehtat e perimes ngjyrë portokalli, misteret dhe bekimet, nga festa pagane deri tek ato të ditëve moderne

Vjeshta ka shumë simbole, por një prej atyre që e bën më të veçantë mbetet kungullli i verdhë vjeshtor. Edhe pse është më shumë pjesë e ceremonive të festës së Halloween-it, ky element dekori bart në vetvete simbolika që vijnë nga kohët pagane deri në ditët e sotme, duke u kthyer në një prej objekteve më të dashura, nga fëmijët tek të rriturit.

Mendohet se që në vitet 600 populli kelt mirëpriste muajt e errët të Vjeshtës dhe Dimrit duke u ndarë nga periudha e lulëzuar e verës. Druidët ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

Nga kjo periudhë në çdo shtëpi vendoshin kunguj në hyrje të shtëpisë për të mbrojtur njerëzit nga shpirtrat e këqinj, si një formë për t’i trembur ata dhe që të mos hyjnë në jetën e njerëzve. Keltët besonin se atë natë të vdekurit lanë varret e tyre dhe ecnin mbi tokë, dhe për të shmangur ndeshjen me ta, krijuan një zhurmë të madhe dhe u mbuluan me maska të frikshme.

Emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave. Me kalimin e viteve simboli i kungullit u përhap shumë shpejt, duke u kthyer në një detaj identifikues për festën e Halloween-it. Njerëzit mblidheshin në kodra duke ndezur zjarre të mëdhenj për të larguar shpirtrat e këqinj të vitit. Më pas, shuanin zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Por ajo që dallon festën tipike, me atë modern është se kungullit ju shtuan disa vrima për t’i dhënë një pamje të frikshme, sepse si perime origjina vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat edhe e komercializuan dukshëm atë.

Në shumë vendet, Nata e Shtrigave ose data 31 tetor, festohet si Halloween. Edhe pse kisha e kategorizon si praktikë pagane, ajo është një datë e cila festohet kudo, ku kungulli dhe maskat janë pjesë e dekorit të pandashëm festiv.

Ndërkaq edhe farat e kungullit kanë simbolikë të fortë. Farat e shijshme simbolizojnë ëndrrat. Ashtu si farat, ëndrrat kanë një shans të bëhen realitet, edhe pse duhet një proces i gjatë dhe i vështirë realizimi i tyre. Ndaj nëse shihni në ëndërr një kungull apo fatat e tij, kjo nënkupton se shumë shpejt një prej ëndrrave të tua do të marrë jetë së afërmi.

Po kaq rëndësi ka edhe ngjyra e verdhë ose portokalli e kungullit, e cila tregon ciklin e kalimit nga Vera te Vjeshta, një kalim nga një process në tjetrin.

Po ashtu, ai është edhe simbol i bollëkut, e nëse e shihni në ëndërr, përfaqëson bollëk dhe prosperitet! Nëse numëroni farat, një kungull mesatar ka rreth 500 fara, kjo nënkupton po kaq bekime, ndaj mos i hidhni, numërojeni me fëmijët para se ti hidhni.

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF