Së shpejti nis Portokalli; zbulohet zëvendësuesja e Xhemi Shehut!

Ky sezon i ri ka patur largime dhe thashetheme më shumë se çdo herë tjetër në Portokalli. Emra që largohen, e të tjerë që i bashkohen trupës së spektaklit të njohur të humorit kanë krijuar zhurmën e nevojshme për të kuriozuar publikun për të parë ndryshimet që po ndodhin me Portokalli.

Moderatorja Xhemi Shehu dhe dy aktoret Renada Caci dhe Egla Ceno nuk do të jenë pjesë e trupës këtë sezon,ndërsa pak çaste më parë është mësuar edhe emri që do të zëvendësojë Xhemin.

Ndonëse pak ditë më parë qarkulluan zëra se edhe Salsano Rrapi do të largohet nga spektakli, së fundmi konfirmohet se aktori do të vijojë të jetë pjesë e Portokalli si mikpritësi i spektaklit njësoj si sezonet e kaluara.

Përkrah Salsanos do të jetë Eneda Tarifa e cila rikthehet si moderatore e “Portokalli” pas rreth katër vitesh për të përsëritur eksperiencën e mëparshme si prezantuese e ketij programi.

 

easy dinner ideas
Previous Article