
Mjaft fëmijë të parë, të mësuar me të gjithë dashurinë dhe vëmendjen e mundshme të prindërve të tyre, e ndiejnë zhvendosjen e fokusit që ndodh kur vjen në jetë një fëmijë tjetër. Papritur ata nuk janë më “qendra e gjithshkaje”, sepse tani është edhe dikush tjetër, që si më i vogël, ka nevojë edhe për më tepër përkujdesje. Kjo duket ka ndodhur edhe me Amelin e Duamin, sic na e tregoi Miriami në një postim në fundit në Instagram.
Të tre kanë dalë shëtitje dhe këngëtarja ka përfunduar duke i shtyrë të dy me karrocë. “E kemi gjetur zgjidhjen e transportit edhe per motren e madhe qe perkedhelet e ben sikur eshte e lodhur”, ka shkruar Miriami, ndërsa fotoja tregon qartë se pavarësisht të gjithave, ka një harmoni të plotë dhe shumë dashuri mes dy vogëlushëve!



















