Që në nisje të karrierës së saj, këngëtarja me origjinë shqiptare, dhe me famë botërore Bebe Rexha nuk ka folur kurrë për jetën e saj private e deri më sot ajo nuk kishte bërë asnjë lidhje publike.
Një foto e publikuar pak orë më parë në instagramin e Bebe-s konfirmoi faktin se artistja është në një lidhje.
“Gëzuar ditëlindjen zemër”; ka shkruar Rexha bashkangjitur një foto ku ka dalë me të dashurin, portretin e të cilit e ka mbuluar me një emoji zemre.
Por, ndonëse Bebe u kujdes maksimalisht për të mos e zbuluar identitetin e mashkullit misterioz që qëndron krah saj, ndjekësit ju futën punës për të hulumtuar rreth djalit që ka vjedhur zemrën e yllit të “I’m a mess” dhe pa vonuar shumë arritën ta ‘dëshifronin’ portretin e plotë të tij.
Djaloshi në fjalë quhet Keyan Safyari, dhe nga biografia e tij në Instagram, është mësuar se Keyan zotëron ‘Moving Images Entertainment’, një kompani për prodhimin e filmave, projekteve televizive dhe programe të tjera argëtues; gjithashtu është producent, regjisor, fotograf…
Përveç këtyre siç duket edhe nga fotot i dashuri i Bebe Rexhës është edhe shumë, po shumë simpatik.



















