Stilistja e njohur nga Kosova Drenusha Xharra ka veshur dhjetëra emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Përpos përfundimit kur duket se të dyja palët mbeten të kënaqura; gjatë procesit të punës marrëdhënia mes stilistes dhe klientes (që shpesh janë këngëtare) duket se nuk shkon gjithmonë fjollë.
E ftuar në “Ftesë në 5” Drenusha është pyetur nga Bieta se cila ka qenë këngëtarja që ka patur më shumë naze gjatë gjithë karrierës së saj.
“Në fillim të karrierës kam pasur probleme me Tunën. Ndoshta për faktin që edhe unë kam qenë në fillimet e mia, kam pasur pak frikë. Edhe ajo ka pasur projektet e veta me kohë të limituar dhe ndoshta kjo gjë ka qenë edhe mësim për mua.



















