Ditë-netët e Olta Gixharit tashmë kanë një lajtmotiv; të voglin Amar.
Ndërsa postimet nga përdishmëria me partnerin në instagramin e saj Olta Gixhari i ka pothuajse ineksistente, me të birin e porsalindur duket se aktorja e ka të vështirë të mos ndajë me ndjekësit përjetimet e ëmbla si mami e re.
Edhe pse portretin e Amar publiku nuk e ka parë ende, postimet nga përditshmëria dhe bashkëjetese me të voglin janë të shpeshta në instagramin e mami Oltës.
Nuk e dimë nëse Gixhari është celebruar me partnerin e saj, identitetin e të cilit ka zgjedhur të mos e zbulojë, ama dimë që dikujt Olta sapo i tha ‘Po, përjetësisht’
“Dhe thashë Po përgjithmonë”; ka shkruar aktorja përbi një foto ku mban të birin në prehër, ndërsa unaza kësaj here është biberoni i Amar të cilit nuk ka dyshim që mami i ka bërë premtimin solemn për dashuri të përjetshme.



















