KreuCelebrity

“Zemra ime”: Rudina uron vajzën e Markut për fillimin e vitit shkollor!

Rudina Dembacaj e ka treguar në disa raste se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me fëmijët e partnerit Mark Frroku. Këtë e përforëcoi edhe një herë së fundi kur i uroi publikisht vajzës së ish-deputetit, Ertës suksese në vitin e ri shkollor. Postimin e shoqëroi me një foto ku kishin dalë bashkë dhe shkroi: “Suksese këtë vit zemra ime.”

Rudina është dukë përjetuar momentet mjaft të bukura në krah të Markut, një lidhje kjo e shumëpërfolur në fillim por që tani po merr rrjedhën e vet normale.

Moderatorja kaloi momente të vështira përpara disa kohësh kur humbi të atin, dhe përmes postimeve të ndryshme tregoi sesa e lidhur kishte qenë me të dhe sa e kishte përjëtuar largimin e tij nga jeta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF