KreuCelebrity

Nënë për herë të dytë; deputetja e njohur fotografohet me barkun e rrumbullakosur!

Blerina Gjylameti po përjeton për herë të dytë emocionet e bukura të pritjes së ëmbël.

Deputetja e Partisë Socialiste ka ndarë disa foto në rrjete sociale, gjatë momenteve të mbikqyrjes së ndërtimit në një shkolle në Vaqarr, foto në të cilat dallohet lehtësisht barku i rrumbullakosur i mamit në pritje.

Gjatë muajve paraardhës, Gjylameti është treguar e kujdesshme duke mos e ekspozuar barkun në daljet e saj, por tashmë që shtatzënia duket se ka përparuar është e vështirë që kjo periudhë të mbahet private nga ana e politikanes.

Blerina Gjylameti është edhe nënë e një djali 10 vjeçar, i cili shumë shpejt do të njihet me motrën ose vëllain më të vogël.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF