Ka pasur mjaft lëvizje në ekranin më të madh në vend, dhe një ndër më të bujshme të tyre ishte largimi I një moderatori që ka qenë prej shumë vitesh në Top Channel, Alban Dudushi. Burime për revistën “Who” thonë se Dudushi mund të largohet drejt “Vizion Plus”, në ambjentet e të cilit është parë shpesh edhe këto ditët e fundit.
Nuk dihet ende se me cfarë formati do të vijë gazetari i vjetër, i cili e pat drejtuar “Top Show”-un që prej vitit 2003.
Ndërkohë, partnerja e tij Bieta Sulo vazhdon emisionin e saj “ Ftesë në 5” në Top Channel me të njëjtin entuziasëm dhe energji si më parë!



















