Gjithshka ishte shumë bukur, ambjenti, darka, Ami vetë dhe fustanet që ndërroi dy herë: i verdhi me lule të bardha, që shkonte perfekt me ambjentin dhe më pas, ndryshohet veshja në mes të darkës. Ajo shfaqet këtë radhë me një fustan të zi “polka-dots”. Mjaft i bukur, por disa ndjekëseve nuk i pëlqeu shumë.
“ Nuk kishte një fustan të bardhë për atë tavolinë që të kombinoheshe me Ermalin dhe lulet, zhgënjim dhe fustani i dytë, Ermali Ok”, shkruan një prej tyre. Në një lonjë ishte dhe komenti tjetër. “ As ky nuk shkon për mendimin tim, ose I bardhë ose i kaltër do të ishte perfekt, prapë nuk ka bërë zgjedhjen e duhur”, thotë një tjetër.
Ndoshta kërkohet shumë nga Ami, e cila e ka dhe në profesion që të fokusohet së tepërmi te detajet.



















