Elizabeth Taylor si person publik, ishte një studim me kontraste: Ajo vishej me rroba të modës së lartë dhe diamante që shkëlqenin duke treguar kështu më së miri statusin e saj si një ikonë filmash, por ishte edhe një filantropiste e palodhur dhe shumë përkrahëse në kauzat e saj.
Në librin 700 Nimes Road-I titulluar sipas adresës së Taylor në Los Angeles- fotografja Catherine Opie eksploron lidhjen mes Elizabeth Taylor si një yll kinemaje dhe Elizabeth Taylor si një person privat, duke fotografuar momente intime të aktores në shtëpinë e saj si për shëmbull një palë këpucë bebesh. Opie, portretet e së cilës eksplorojnë lidhjet e individëve me komunitetin social dhe politik, shpenzoi gjashtë muaj për të fotografuar rreth 3000 imazhe nga vila e Elizabeth Taylor.
Fotot u realizuan para dhe pas shtrimit të Taylor në spital dhe vdekjes së saj në Mars të 2011-ës.
Opie nuk bëri asnjë foto të Elizabeth dhe madje nuk e takoi asnjëherë atë gjatë procesit të punës. Për të shpirti I Taylor gjendej në çdo cep të shtëpisë.
Ashtu si Ingrid Sichy shkroi në 700 Nimes Road: “Pavarësisht famës së saj të gjerë, Taylor ishte gjithnjë me këmbë në tokë. Materializmi i saj nuk duhet të ngatërrohet kurrë me cektësinë.”
Madje Taylor vetë ka thënë: “Nuk mund të qash në supin e një diamanti dhe diamantët nuk të mbajnë ngrohtë natën ama është e sigurt se kur një diamant shkëlqen në diell është shumë qejf.”



















