Ka qenë i papritur lajmi se Mirela Milori do të largohet nga ABC News, me të cilin vazhdoi për disa sezone programin “Mbrëmje ABC”. Moderatorja e njohur megjithatë, nuk do të largohet nga ekrani përfundimisht.
Ajo kërkon t`I përkushtohet “Historia ime” – program i cili e rikthen në televizionin ku nisi karrierën si folëse, në Tv Klan.
“Miq! Në vazhdim të interesimit tuaj, po ju konfirmoj që jam larguar nga ABC Neës. Vitet e punës në këtë ekran, do të mbeten të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën time. Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në këtë televizion, ftesa për kafe mbetet e hapur. Miqësisht M”. ka shkruar ajo në profiling e vet në Instagram. “Historia ime” e tërhoq vëmendjen e publikut me historitë prekëse njerëzore, dhe duket se premton surpriza edhe në vijim.