Pasditja e sotme shënoi nisjen e sezonit të tretë të programit “ Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, e cila është moderatore, por edhe autore e emisionit. Edhe pse u bë kaq kohë në drejtim, emocionet gjithmonë kur rikthehesh, nuk mungojnë. Por ato Bietës ia ka shtuar edhe më shumë këtë radhë një surprizë e së motrës, e cila I dërgoi një buqetë me lule duke i uruar suksese në rinisjen e punës së saj. “Pse më pëlqen Tirana? Se aty kam tezen më të mirë në botë. Beba të do fort”, ka shkruar motra e moderatores, e cila siç kuptohet është në pritje të ëmbël e shumë shpejt do ta bëjë Bieten teze për herë të parë.
“Motra, presupozohet të mos më prishet tualeti para emisioni. Ju dua shumë të dyjave”, ka shkruar moderatorja, duke treguar kështu edhe që e motra prêt një vajzë.



















