Nuk dimë të themi nëse Robert Berisha ka më shumë fansa si këngëtar, apo si personazh që me deklaratat e tij gjithmonë krijon ‘ushqim’ për portalet.
Pra e thënë ndryshe, duket se tani nuk do të jetë me nevojshme që këngëtari nga Kosova të ftohet diku për të dhënë mendimet e tij troç, pasi shumë shpejt Berisha do të quhet edhe moderator.
“Robi plaket kur don vetë” është titulli i programit më të ri në ekranin kosovar, moderator i së cilit do të jetë vetë Roberti. Ndonëse nuk janë zbuluar detaje rreth natyrës që do të ketë ky program, miq e kolegë janë treguar tejet mbështetës duke e marketuar në rrjete sociale projektin e ri të muzikantit nga Kosova.
Edhe pse detajet mungojnë, titulli dhe vetë Roberti janë mjaftueshëm për të rritur interesin dhe kureshtjen për të mësuar se ç’do ketë gatuar ish- bashkëshorti i Nora Istrefit jashtë muzikës.



















