KreuCelebrity

Arsyeja pse Cate Blanchett po paraqitet Festivalin e Venecias me veshje që ja kemi parë edhe më herët!

Duket se Cate Blanchett, kryetarja e jurisë në Festivalin e Venecias që po mbahet këto ditë, nuk është lodhur fare për të gjetur veshje të reja për eventin e rëndësishëm, por gjithë vëmendjen ka dashur t’ua japë bizhuterive.

Në çeljen e ceremonisë së edicionit të 77-të të Festivalit të Venecias, aktorja dhe regjisorja u shfaq me një fustan të gjatë të zi me fruda të badha tek mëngët dhe në ije, krijuar nga stilisti Esteban Cortazar.

Ky fustan nuk mund të rrinte më magjishëm se në fizikun spektakolar të 51 vjeçares, dhe nëse nuk e kishit vënë re, Blanchett e ka veshur të njëjtin fustan edhe në vitin 2015 në premierën e filmit ‘Carol’ në Londër.

Por kjo nuk do të jetë veshja e vetme që Presidentja e Jurisë ka ricikluar, pasi edhe në natën e dytë të festivalit, ajo u paraqit me një kostum smoking nga Alexander McQueen pjesën e sipërme të së cilit e ka veshur edhe në vitin 2016 në ndarjen e çmimeve Bafta.

Ajo çfarë në fillim mund të dukej një zgjedhje e rastësishme, tani merr kuptim; Cate ka deklaruar se do të riciklojë veshjet e saj, në emër të qëndrueshmërisë dhe kjo e rrit edhe më shumë figurën e saj në sytë e publikut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF