KreuCelebrity

Firmosën kontratën me Netflix: Zbulohet shuma e majme që kanë marrë Meghan dhe Harry

6 muaj pasi hoqën dorë nga detyrimet mbretërore dhe u shpërngulën në SHBA, Meghan Markle dhe Princ Harry kanë firmosur një kontratë të majme me platformën Netflix.


Dyshja e famshme ka firmosur një kontratë të majme me platformën e  njohur, pasi ata kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm për të prodhuar filma, dokumentarë, e seriale për fëmijë.

Ndonëse Meghan është një aktore me karrierë të suskesshme kinemtografike, për momentin ajo nuk ka ndërmend të rithehet në ekran si aktore, por do të qëndrojë në produksion. Nëse po pyesni se është paguar çifti i famshëm për këtë bashkëpunim, na lini t’jua shuajmë kureshtjen duke ju thënë se ata janë paguar plot 100 milion paund.


“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon, por gjithashtu jep shpresë. Si prindër të rinj, është e rëndësishme për ne të krijojmë programe frymëzuese familjare” -tha Harry në një deklaratë për median.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF