KreuCelebrity

E dashura e re e Brad Pitt, çdo ditë e më shumë po ngjan si Angelina Jolie!

Prej disa ditësh, në të gjitha mediat botërore, po përflitet për romancën e re të aktorit të njohur Brad Pitt. Bëhet fjalë për modelen 27 ̶  vjeçare gjermane Nicole Poturalski. Të dy janë fotografuar disa here nga paparazzi  dhe mendohet se kanë rreth një vit bashkë.

Së fundmi, po bëhen shumë krahasime mes Nicole dhe ish ̶ gruas së Pitt, Angelina Jolie. Fansat kanë vënë rë ngjashmërinë e madhe fizike të të dyjave nëpërmjet fotografive.

Nicole postoi në Instagram disa fotografi si reklamë për një kompani të njohur. Ajo kishte veshur një bluze të shkurtër të zezë, xhaketë gri dhe xhinse. Në këto fotografi, modelja ngjasonte shumë me Angelina Jolie.

Sipas raportimeve, Pitt dhe Nicole kanë vizituar javën e ardhshme Vilën Miraval në Francë. E veçanta e këtij udhëtimi është se Pitt qëndroi me Nicole në të njëjtin vend ku u mbajt ceremonia e martesës me Jolie.

Thuhet se Pitt nuk interesohet për reagimin e Jolie ndaj kësaj vizite. Megjithatë, të dy do të përballen edhe një herë në tetor, para gjykatës, e cila do të vendosë për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se Pitt dhe Jolie u divorcuan në vitin 2016. Kjo është lidhja e parë publike e aktorit amerikan që pas divorcit.

Burimi˸ Daily Mail

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF