Meryem Uzerli ose siç njihet në Shqipëri me emrin e rolit të “Hyrrem” në Sulltani i Madhërishëm, ka ndarë me ndjekësit një lajm të ëmbël sa i përket jetës së saj personale.
Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë pasi është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Aktorja e njohur ka befasuar jo pak ndjekësit në Instagram, teksa në një postim ajo shkruan:
“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër”- ka treguar Meryem.
Ndonëse është bërë e njohur më shumë në Turqi në seriale të ndryshëm ku ajo ka marrë pjesë, Uzerli vijon jetën e saj në Gjermani ku edhe ka lindur. Ajo është gjithashtu nënë edhe e një vajze 7 vjeçare të quajtur Lara, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie e mëparshme e aktores.



















