Karriera e tij në futboll po njeh vetëm ngjitje, teksa prej disa sezonesh Thomas Strakosha po debuton suksesshëm në skuadrën italiane të Lazios.
Shtatlarti i portës së skuadrës së njohur, duket po njësoj shkëlqyeshëm i ka punët edhe me çështjet e zemrës, teksa kjo verë ka qenë tejet e nxehtë për Strakoshën.
Për herë të parë, portieri ka njohur me publikun vajzën që i ka vjedhur zemrën dhe bëhet fjalë për modelen seksi Esther Adjola Asideu. Së bashku kaluan pushimet në Greqi nga ku kane postuar edhe foto.
“Zemra ime është e mbyllur”, shkruan poshtë tyre Thomas Strakosha, duke lënë të kuptojë se tashmë ai nuk është më i hapur për njohje të reja me vazjat.



















