Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran ka ndarë lajmin e ëmbël se partnerja e tij Cherry ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit e cila është një vajzë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, artisti i famshëm njoftoi ndjekësit për ngjarjen e rëndësishme në jetën e tij dhe partneres, si dhe zbuloi emrin e veçantë të zogëlushes të cilën prindërit e rinj e kanë quajtur Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.
“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju … Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë këtu. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed x”; ka shkruar Sheeran përbri fotos ku duken një palë çorape të vockla.
Sa i përket karrierës në muzikë pas muaj më parë Ed deklaroi tërheqjen nga muzika, për t’u rikthyer në nje tjetër moment, por aktualisht artisti ka zgjedhur të shijojë jetën private.



















