KreuCelebrity

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Arbana Osmani fotografohet në një ditë të zakonshme me të birin Jon!

 

Vetëm pak ditë e ndajnë Arbana Osmanin nga takimi i rëndësishëm i jetës së saj, teksa ajo dhe partneri Eduart Grishaj janë në pritje të një djali. Moderatorja ndodhet në ditët e funditë të pritjes së ëmbël ndaj kjo verë për Arbanën nuk ka qenë shumë aktive.

Ndërsa në instagramin e saj, mami në pritje ka preferuar që muajt e ëmbël të jetë tejet aktive, duke postuar dhe ndarë me ndjekësit e saj pasionin e saj të madh për gatimin.

Paparacët e Panorama kanë fotografuar Osmanin në një ditë të zakonshme këtë fundjavë, teksa  ndodhej nën shoqërinë e djalit Jon.

E veshur me një fustan të gjatë me printe florale dhe me barkun e rrumbullakosur, këto janë pamje të rralla të moderatores, e cila ishte kujdesur që në instagramin e saj të zbulonte vetëm pjesën e dekoltesë, duke na i kursyer fotot me barkun që rritet dita ditës.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pak muaj më parë zbuluan se së shpejti ata do të bëhen prindër të një djali që pritet të vijë në jetë këtë fillim vjeshte.

Bebushi do të jetë djali i dytë për moderatoren e njohur, pas Jonit që ka nga martesa me ish-bashkëshortin. Sakaq sa i përket karrierës, ndryshe nga shtatzënia e parë, kësaj here Arbana nuk do të shkëputet nga ekrani dhe në Janar ajo ka konfirmuar nisjen e transmetimit të programit ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF