KreuCelebrity

E rrallë: Një i panjohur i paguan fshehurazi borxhet të gjithë fshatit!

Dicka e pazakontë ka ndodhur në Tuzla të Turqisë; një ndodhi që i ka bërë të gjithë të dëshirojnë që njerëz të tillë zemërmirë të ketë më shumë nëpër botë! Sipas Shqip, një burrë misterioz po u paguan borxhet të varfërve atje, dhe askush nuk e di se për kë bëhet fjalë.

Personi u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria dyshohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë pushtuar Turqinë aziatike së fundmi.

Ai ka shkuar dhe nëpër dyqane duke parë listat e klientëve që kanë borxhe, e është kthyer me katër ndihmë që mbanin me vete shuma të mëdha parash, duke i shlyer të gjitha. Përpos kësaj, u ka dhënë dhe para të tjera më të varfërve. Burri nuk ka pranua ta tregojë emrin, duke e quajtur veten thjesht si një “Robin Hood”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF