Kurba e koronavirusit në vendin tonë, prej disa kohësh tashmë nuk po jep shenja zbutjeje. Nuk ka ditë që të kalojë pa viktima, ndërsa infektimet nuk ulen nën 100. Në 24 orët e fundit, 112 persona janë konfirmuar pozitive, e bilanci i jetëve të humbura është 5.
Mosha e atyre që fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 është ulur sërish, një fenomen mjaft shqetësues ky.
Kështu nga sëmundja ka ndërruar jetë një 49 vjeçar nga Peqini dhe një 52 vjeçar nga Durrësi, e më tej, një 72 vjecare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana. Mjekët sërish thonë se bëhet fjalë për persona me sëmundje bashkëshoqëruese, por nuk japing më shumë detaje.



















