Duket se çështjet e zemrës po shkojnë sërish mirë për këngëtarin britanik Sam Smith. Pas ndarjes, për të cilën artisti është shprehur se ka qenë aspak e lehtë, me Brandon Flynn duket se Smith ka gjetur dashurinë tek një tjetër partner.
Tabloidët britanikë kanë fotografuar këngëtarin dhe partnerin e tij të ri, teksa çifti i kanë dhuruar njëri tjetrit puthje dhe përkëdhelje në mes të rrugës.
28 vjeçari ka nisur një romancë te re me stilistin francez Francois Roçi me të cilin duket se është shumë i lumtur.
Dyshja nuk ka ngurruar aspak të shprehin afeksionin dhe dashurinë me njëri tjetrin, në rrugë por edhe gjatë kohës kur po konsumonin një birrë në një bar.



















