Chrissy Teign dhe John Legend janë në pritje të fëmijës së tretë, lajm të cilin e konfirmuan pak javë më parë.
Legend publikoi projektin e tij më të fundit muzikor, në fund të të cilit u shfaq dhe Chrissy me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi modelja ka zgjedhur të ndajë disa pamje me fansat në ‘Instagram’, duke treguar se sa shumë i është rritur barku.
“Bebi i tretë po rritet kaq shpejt”, ka pohuar Teigen në videon ku shfaqej e veshur me një këmishë të bardhë, duke zbuluar format e saj.
Kujtojmë që dyshja e njohur janë prindër edhe të një vajze 4 vjeçare të quajtur Luna si dhe të në djali 2 vjeçar të quajtur Miles. Bebi i tretë i familjes pritet të vijë në jetë në fillim të vitit 2021.



















