KreuCelebrity

Katy Perry dhe Orando Bloom bëhen prindër; dyshja zbulon foton dhe emrin e vajzës!

 

Pritja mori fund dhe tashmë Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë në dorë vajzën e tyre. Çifti i famshëm ka dhënë lajmin e bukur duke zbuluar se ata vendosën ta quajnë të porsalindurën Daisy.

“Ne jemi zhytur në dashurinë që na solli ardhja e shëndetshme e vajzës sonë! Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq të paqtë sa e jona ishte. Qëkur Covid-19 është shfaqur për shumë të porsalindur rreziku është lindur. Si prindër të rinj, kjo na thyen zemrën dhe bashkohemi me gjithë prindërit që janë në vështirësi tani.”; janë shprehur prindërit e rinj për UNICEF duke ndarë me publikun ndjesitë e para për ngjarjen e bukur që ka ndodhur në jetën e tyre.

Daisy Dove është vajza e parë e Katy-it dhe e dyta për Orlandon. Aktori është gjithashtu baba i një djali të quajtur Flynn, 9 vjeç nga martesa me Miranda Kerr.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF