I shqetësoi fansat e saj kur postoi në Instagram disa foto nga spitali, por pa thënë se cfarë kishte pësuar. Vetëm pasi e kreu ndërhyrjen për të cilën kishte shkuar, këngëtarja rumune Ruby rrëfeu se kishte pasur sërish probleme me mbushjet e silikonit.
“ Nuk jam sjellë mirë”, tha ajo duke shpjeguar se në raste të tilla, duhen shmangur lëvizjet e forta e të rënda. “ Isha në një emission, u hodha, kërceva si e cmendur dhe kjo normal që nuk është OK. Aty nisën shqetësimet e para, po s`ia vura veshin. Paskësaj isha në një program tjetër ku shkova e po prisja dru bashkë me burrat, dhe përfundova këtu sic më shihni”, u shpreh ajo.
Këngëtarja i bëri ndjekësve të kujdesen për veten e të mos ekzagjerojnë me veprime të cilat e dijnë se i bëjnë dëm.