KreuCelebrity

E bija e këngëtarit të famshëm e pranon: “ Po cfarë dietash, rashë në peshë se zvogëlova stomakun”! 

Ka arritur të humbasë jo pak, por 40 kilogramë dhe sot duket më në formë se kurrë. Por aktorja Kelly Osbourne, e bija e këngëtarit të njohur Ozzy Osbourne, e pranon hapur se një arritje e tillë nuk ishte rezultat i dietave “ që bëjnë mrekulli” apo ushtrimeve fizike.

Kelly i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zvogëluar stomakun, rezultat i së cilës është pamja e saj e re sot.

“Unë zgjodha operacionin dhe nuk më intereson se cfarë thonë njerëzit. E kam bërë para dy vjetësh. Nuk kam përse të gënjej për këtë. Është gjëja më e mirë që kam bërë”, thotë ajo. Një operacion i tillë nuk është pa rrezik, dhe Kelly vetë rrëfen se i është dashur të kalojë nëpër një periudhë mjaft të gjatë terapie dhe rikuperimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF