Agron Llakaj mezi priti që të vinte data 22 për të ndarë me të gjithë urimin e gjate e të bukur që kishte thurur për të bijën. Me disa fjalë të thjeshta, ai tregoi gjithë dashurinë e vet atërore, duke dëshmuar se ajo ka qëndruar gjithmonë edhe mbi dëshirën e hershme të shumë baballarëve shqiptarë për të pasur djem.
“Bija ime Alkida…. përpara 35-vjetësh, kur ti erdhe në jetën tonë, mami të nxori në dritaren e maternitetit dhe me lot në sy, më tha se ti nuk ishe djalë, por vajzë. Nuk të gënjej që u gëzova pa masë dhe mezi po prisja momentin të të kisha në duart e mia, e kur të pata në duar, jeta ime mori kuptim dhe ti ishe bota ime. Sa e bukur! Dhe sot ti, 35 vjet… Sa pak, por dhe sa shumë, e tani s’të kam vetëm bijën time, por të kam dhe shoqe, të kam një këshilltare të vyer, por dhe një xhevahir, se më ke sjellë në jetën time Adean, është dhurata më e bukur që më ke bërë. Le t’i falënderohemi Zotit për çdo ditë dhe çdo vit që jemi dhe gëzojmë e festojmë bashkë. Gëzuar, bija ime Alkida! Siç ta kam thënë para 35-vjetësh, sërish ta përsërit: edhe pse me syze dhe thinja tashmë….”Të dua sa qielli e sa toka.” Nuk jam xheloz që ke më shumë shoqe mamin. Të kam zemër, deri në frymën e fundit! Edhe 100 plot shëndet dhe realizime ëndrrash!”, ka shkruar ai.





TREGIME TË DASHURISË: Diana Çuli








Dua Lipa: Gati për festë!

JANE FONDA: JETOJ PËR VETE!

Intervistë me Cillian Murphy!




