Albania Rafting Group, organizata e pare sportivo-turistike ne vendin tone, themeluese e Federates Shqiptare te Rafting dhe anetare me te drejta te plota ne Federaten Nderkombetare te Rafting, ka marrë një vlerësim të papritur. Site-i më i madh i udhëtimeve, TripAdvisor e njoftoi se është shpallur fituese e cmimit të tij “ Travelers’ Choice Best of the Best”, për rafting në lumë.
Bazuar në një rishikim të plotë një vjecar të shënimeve mbi eksperiencat nëTripadvisor, dhe përpara ndryshimeve që shkaktoi pandemia, rezulton se fituesit e cmimit ishin favoritët numër një në top listën e më të mirëve të bizneseve të mikpritjes në mbarë globin. Fituesit e Travelers’ Choice Awards 2020 duhet të jenë krenarë për këtë vlerësim”, tha Kanika Soni, drejtuese ekzekutive në Tripadvisor. “Edhe pse ka qenë një vit sfidues për udhëtimit dhe mikpritjen, ne duam t`i kremtojmë arritjet e partnerëve tanë”, shton ajo.
Albania Rafting Group organizon lundrime te mrekullueshme “rafting” ne Shqiperi me itenerare te ndryshme por udhetimi me i famshem konsiderohet ai ne Kanionet e Osumit.

Dua Lipa: Gati për festë!

JANE FONDA: JETOJ PËR VETE!

Intervistë me Cillian Murphy!
















