Origjina e koronavirusit që ka gjunjëzuar botën ishte qyteti kinez i Wuhanit, i pari që provoi karantinën, por që duket vetë tashmë e ka lënë pas frikën e sëmundjes. Teksa në mbarë globin, njerëzit po udhëzohen të mësojnë sesi të jetojnë me maskat në fytyrë dhe distancimin social, në Wuhan janë mbajtur kremtime të cmendura, pamjet e të cilave bënë xhiron e botës! Me mijëra vetë u mblodhën në një festë masive në parkun ujor “Wuhan Maya Water Park” , të gjithë duke kënduar e kërcyer ngjitur me njëri tjetrin dhe pa maska!
Videoja e shpërndarë në internet ka shkaktuar mjaft zemëratë. Duket se për të arritur një pjesëmarrje të tillë, organizatorët e eventit kishin ofruar bileta me gjysëm cmimi. Wuhani është kryeqendra e provincës së Hubei, një nga më të populluarat në Kinën qendrore. Rastet e para me Covid aty u shfaqën në dhjetor 2019 dhe në 11 janar u konfirmua vdekja e parë. Me këtë kremtim u pa qartë se kinezët duan ta hedhin pas krahëve frikën e koronavirusit dhe të vazhdojnë jetën si normalisht, ndërkohë që për pjesën tjetër të globit, të infektuar nga virusi i përhapur pikerisht nga ky vend, dicka e tillë për momentin duket e largët!









Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë!

Pushtuesi i majave!

Bevis Fusha King of the Mountain!

Sara Hoxha e infektuar me koronavirus!







