KreuCelebrity

Kryefjala e kësaj vere për vajzat e showbiz?! Kjo kapele Gucci që kushton 520 dollarë!

Mund ta keni vënë re edhe ju, teksa herê pas here bëni udhëtimet virtuale në llogaritë e instagramit të personazheve të njohur shqiptar që aksesori më i përdorur i kësaj vere është kjo kapele Gucci.


Aksesori i kokës krijuar nga marka prestizgjoze është i punuar me fije ari që në diell jep një shkëlqim tejet joshës; aq sa i kuptojmë vajzat që nuk kanë nguruar ta bëjnë pjesë të garderobës së tyre kapelen që kushton 520 dollarë.


Siç ndodh shpesh me trendet e fundit në vendin tonë, Lori Hoxha e Armina Mevlani janë ndër vajzat e para që bëjnë pjesë të garderobës, dhe duket se njëjtê ka ndodhur edhe me kapelen Gucci, që është koleksion i vitit 2019-2020!


Numri i bukurosheve të njohura të ekranit e showbiz-it shqiptar të cilave po u shohim në kokë kapelen që po bën namin këtë sezon po rritet dita ditës.

Ne mundëm të fiksojmë vetëm disa prej tyre, me siguri juve ju ka zënë syri edhe tē tjera vajza të njohura me kapelen 520 dollarëshe si aksesorin e preferuar të kësaj vere.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF