E pabesueshme, por dje (15 gusht) Vera Wang mbushi plot 71 vjeç.
Kur përmend Vera Wang, çdokush e lidh emrin dhe markën e saj me fustanet e bukura të dasmës, por në fakt stilistja e cila vjen nga një familje e pasur kineze, tani e ka ngritur perandorinë e saj në shumë produkte mode, nga veshjet tek aksesorët dhe kozmetika, duke gdhendur emrin e saj në listën e artistëve më të talentuar.
Redaktore mode
Lidhja e saj me modën nisi fillimisht si redaktore mode në revistën Vogue, duke e bërë atë redaktorin më të ri në moshën 23 vjeçare. Pasi kaloi 15 vite në Vogue, ajo u largua për t’u bërë drejtoreshë e dizajnit të Ralph Lauren, post të cilin e la pas dy vitesh, duke vendosur që të krijojë markën e saj.
Fustanet e dasmës
Teksa ishte duke u përgatitur për dasmën e saj, Wang ishte e pakënaqur me zgjedhjet e fustanit, ndaj e skicoi vetë atë. Pikërisht në këtë moment, pasi i mori hua babait të saj, ajo hapi dyqanin e saj me fustane nusesh, i cili u kthye në pikë referimi për shumë emra të njohur, të cilët i besuan veshjen e ditës së madhe.
Nga dasmat në ceremoni
Njihet për stilin e saj, ndaj emrat e njohur i kanë besuar veshjet e ceremonive martesore, si vajzat e presidentëve Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton, ndërsa Michelle Obama i veshi ato për mbrëmjet gala. Disa nga nuset e famshme të Vera Wang janë: Mariah Carey, Kim Kardashian, Victoria Beckham, Barbara Bush, etj.
E çmendur pas T-shirt-ve
Edhe pse është përfaqësuese e stilit glamour, një ndër elementët që e dallon nga kolegët është prakticiteti në veshje. Në një dhomë ajo koleksionon mbi 1 mijë t-shirt, të gjitha në tre ngjyra: të zeza, gri dhe blu, madje ajo nuk ka ngurruar të shfaqet në disa seriale si: Gossip Girl, Ugly Betty dhe Keeping Up With the Kardashians.

Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë!

Pushtuesi i majave!

Bevis Fusha King of the Mountain!

Sara Hoxha e infektuar me koronavirus!








Claudia Schiffer 30 vjet mbretërim!



35 veshjet e Beyonce në ‘Black is King’!




