Kur themi Marina Vjollca kemi parasysh vajzën bionde, me flokët e gjatë e sytë e zinj, e duket se është e vështirë ta përfytyrojmë Marinën me një ‘look’ tjetër.
Dhe ja, fare papritur pak orë më parë moderatorja e “Klanifornia”, postoi një foto me një paraqitje krejtësisht tjetër.
Flokë të zinj, të shkurtër, e baluke të prera është ‘look-u’ me të cilin Mina (siç njerëzit e ngushtë e quajnë moderatoren), suprizoi jo pak ndjekësit e saj.
Të mësuar me pamjen e ëmbël që i japing flokët biond, disa prej ndjekësve nuk qenë dakord me këtë ndryshim të Marinës, por pati dhe nga ata që mezi e kishin pritur një version ‘të egër’ përtej ëmbëlsisë së moderatores.
Ndër komentuesit nuk mungoi edhe bashkëshorti Getoari, i cili me humor u shpreh se kjo vajza i ngjaka shumë gruas së tij.
“Sa i ngjan grus tem”; shkruan Getoari, koment që pasohet nga një pyetje e Marinës
“Cila është më e mirë?
“Më e mirë ajo që kom, por dhe kjo nuk qenka keq’; qe përgjigja e Getit, duke na lënë të kuptojmë që ky ndryshim i gruas së tij është thjesht momental për ndonjë set fotosh, pasi Marina duket se ende nuk ka hequr dorë nga flokët biondë.



















